I nxehti ekstrem drejt Shqipërisë! Anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese javën e ardhshme

Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas të dhënave meteorologjike, një anticiklon i fuqishëm do të pozicionohet mbi gadishullin italian, duke sjellë rritje të ndjeshme temperaturash nga jugu në veri të vendit.

Moti përvëlues do të përfshijë thuajse të gjithë territorin, ndërsa vetëm zonat alpine dhe lartësitë malore mund të përjetojnë një freski relative.

Sinoptikanët paralajmërojnë se kjo situatë mund të sjellë ditë me temperatura mbi 35°C në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato pranë bregdetit.

Gjithashtu, rekomandohet kujdes i shtuar për grupet e ndjeshme ndaj nxehtësisë, si të moshuarit dhe fëmijët, si dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të pikut.

Valët e nxehtësisë si kjo që pritet të godasë vendin janë gjithnjë e më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike, çka bën të nevojshme marrjen e masave mbrojtëse nga qytetarët dhe institucionet.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us