Sadio Mane përjetoi një ditë të veçantë në Senegal teksa u martua me Aisha Tamba.
Kjo e fundit në moshën 18-vjeçare, me ish-sulmuesin e Liverpool që ishte prej kohës në lidhje me vajzën në fjalë.
Madje, sulmuesi kontribuoi edhe në shkollimin e Tamba duke i paguar disa vite të studimeve.
Ceremonia e cila u zhvillua më datë shtatë janar ishte mjaft private teksa Mane kishte ftuar vetëm familjarë, miq të ngushtë dhe disa futbollistë me të cilët kalon kohë edhe jashtë fushës së blertë.
Fotot nga dasma e Mane me Aisha Tamba kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale me dyshen mjaft të lumtur në një ditë speciale për ta.