I papunë që prej largimit nga Besa, Mirel Josa afër firmës me skuadrën e Superligës

Vëllaznimi ka ndarë rrugët me Leutrim Krasniqin dhe tashmë janë në kërkim të një timonieri të ri.

Drejtuesit nuk kanë vonuar shumë dhe kanë “piketuar” zëvendësuesin e Krasniqit. Sipas gazetarit nga Kosova, Lorik gashi bëhet me dije se Mirel Josa do të marrë drejtimin e skuadrës.

Palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes mes tyre me Josën që mund të rikthehet në stol te kuqezinjtë. Timonieri kujtojmë se prej disa javësh është i lirë në treg, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se Josa ka një karrierë të madhe në futboll, ku ka drejtuar ekipe si Kukësi, Vllaznia, Besa, Laçi, Tirana, Skënderbeu, Elbasani, Shkumbini, Prishtina dhe Teuta.

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us