I papunë që prej largimit nga Juventusi, Allegri afër kalimit në Portugali

Missimiliano Allegri është i papunë që prej largimit nga Juventusi. Timonieri italian fitoi Kupën e Italisë dhe më pas ndërpreu bashkëpunimin me bardhezinjtë.

Sipas “Corriere dello Sport” bëhet me dije se Benfica është shumë afër marrëveshjes me Allegrin. Palët po diskutojnë mes tyre për detajet e fundit të kontratës, pasi trajneri aktual i portugezve, Roger Schmidt do të largohet.

Nëse Allegri kalon te Benfica, te portugezët do të gjente Angel Di Maria me të cilin ka punuar edhe më parë te Juventusi.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sane te Galatasaray, Bayern Munich ia “pason” numrin “10” yllit të sulmit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us