I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është Adriatik Kalemi që u sulmua në Koridhalo, prita e tretë

Adriatik (Andrea) Kalemi, i shpëtoi vdekjes për të tretën herë! Më 15 dhjetor, në momentin që po mblidhte gjërat e tij në qeli për të fituar lirinë e për tu kthyer në Shqipëri, Kalemit iu bë prita e tretë. Një 28-vjeçar egjiptian, i cili siç raportohet deri më tani dyshohet se është paguar për ta vrarë, nuk e la të kalonte derën e hekurit. Ai nxorri një thikë dhe e qëlloi në shpatull dhe pasi 51-vjeçari ra në tokë, u largua.

Tashmë kanë kaluar dy ditë nga ngjarja dhe Kalemi është jashtë rrezikut për jetën e po kurohet në Shqipëri, ndërsa egjipitiani po gjykohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Por kush është Adriatik (Andrea) Kalemi?

Adriatik Kalemi është bërë një emër i njohur përdrejtësinë që në vitin 2001, kur u arrestua nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge.

I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është

ADRIATIK KALEMI

Në atë kohë, ai akuzohej se në bashkëpunim me vëllnë e tij, Fatmir Kalemi u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça. Ngjarja e rëndë ndodhinë Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001. Por kjo nuk është ngjarja e vetme në të cilën do të përmendej emri i Adriatik Kalemit.

Lajme të tjera |  Habemus Papam! Robert Francis është Papa i ri!

Në vitin 2017, Adriatik Kalemi ishte titull kryesore në të gjitha mediat vendase kur ashkë me dy persona të tjerë, në gjendje të dehur dhunuan me shufër hekuri një efektiv policie, i cili përfundoi në spital.

Përveç përfshirjeve në përplasje të ndryshme me grupe kriminale dhe me Policinë e Shtetit, Andrea Kalemi njihet edhe si një biznes. Ai rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj, i “Las Palmas” në Tiranë si dhe i një rrjeti biznesesh e pasurish të patundshme si bar-kafe, restorant, agjensi shit-blerjesh, parkim automjetesh, lavazh, hotele, etj.

Por, në vitin 2022 iu dha një goditje!

I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është

ADRIATIK KALEMI DHE ALEKSANDËR SADIKAJ

Nipi i tij, Aleksandër Sadikaj i njohur dhe si “Aleksi i Memaliajt” ose “Sancho”mbeti i vrarë në një atentat të realizuar me shpërthimin e një eksplozivi në Tiranë. Vetëm 28 vjeç, i riu u vra në mënyrë makabre në kryeqytet dhe pamjet e rënda kur ai nxirrej nga mjeti i gjymtuar, pushtuan të gjithë rrjetin.

I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është

ALEKSANDËR SADIKAJ

Hakmarrja erdhi…

Në Dhjetor të të njëjtit vit u vra biznesmeni biznesmeni Edmond Papa, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai ishte një nga emrat kryesorë që dyshohej se qëndronte pas vrasjes së Sadikajt pas përplasjeve për pazaret e drogës.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Deri më tani në pranga për vrasjen e Papës është vendosur Albano Velo, si dhe është shpallur në kërkim Andrew Bode. Të dy shfaqen në një foto me Kalemin, duke e implikuar qartë këtë të fundit në vrasjen e Edmond Papës.

I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është

ADRIATIK KALEMI, ALBANO VELO DHE ANDREW BODE

Pushimet e shkatërruara

Pushimet e kësaj vere, pavarësisht se vendosi t’i kalonte në ishullin grek Paxos, nuk ishin fort relaksuese për Kalemin. Më datë 5 gusht, ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëvedhe bashkëshortes së tij nga një person i maskuar që arriti të largohej pa u vënë re nga askush. Dyshimet binin mbi familjen e Papës.

Kalemi u dërgua në Qendrën Shëndetësore Paxos dhe më pas në Spitalin Universitar të Janinës. Pasi u kurua, u dërgua në burgun grek Koridhalo pasi përballja me autoritetet e vendit fqinj zbuloi se kishte dosje të pambyllura me drejtësinë helene.

Burgut i erdhi fundi, por jo sulmeve, pasi në momentin që po bëhej gati të linte qelinë, u sulmua sërish më 15 dhjetor.

I gjithë zinxhiri i vrasjeve dhe atentateve që dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës, nuk dihet se kur do të marrë fund…

I përfshirë në vrasje që nga viti 2001! Kush është

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us