Agjenti i Alegrit, Xhovani Brankini, ka folur për trajnerin e ri të Milanit. Për “Radio Rai” tregon si Igli Tare bindi Alegrin, që kërkohej nga disa klube.
“Analizuam propozimin konkret që morëm. Thashethemet kanë marrë një rëndësi të panevojshme në botën tonë. Ka një nxitim për të parashikuar ngjarje të cilat shpesh mund të çojnë në gabime. Disa klube i janë afruar Alegrit muajt e fundit.
Jeni i shqetësuar për marrëdhënien mes Alegrit dhe Ibrahimoviç?
“Nuk jam i shqetësuar. Nuk shoh që emri i Ibrahimoviç të shfaqet në një rol specifik në organikën e Milanit. Ibra është këshilltar për Redbird, por të gjithë te Milani e kanë kuptuar se ka nevojë për mirëkuptim, për diçka që ka munguar muajt e fundit.
Nuk jam aq i shqetësuar, shpresoj që klubi ta ketë bërë këtë zgjedhje duke ditur që, përveç ndryshimit të disa lojtarëve, duhet të ndryshojmë disa qasje ndaj lojtarëve dhe mjedisit”, tha më pas Brankini.