“I shqetësuar për Ibrën? Nuk shfaqet në rol specifik”, agjenti i Alegrit zbulon si Tare e bindi për Milanin: Disa klube në garë

Agjenti i Alegrit, Xhovani Brankini, ka folur për trajnerin e ri të Milanit. Për “Radio Rai” tregon si Igli Tare bindi Alegrin, që kërkohej nga disa klube.

“Analizuam propozimin konkret që morëm. Thashethemet kanë marrë një rëndësi të panevojshme në botën tonë. Ka një nxitim për të parashikuar ngjarje të cilat shpesh mund të çojnë në gabime. Disa klube i janë afruar Alegrit muajt e fundit.

Kur një propozim interesant u bë konkret në një klub që i pëlqente trajnerit, në një kohë shumë të shkurtër u gjet një marrëveshje. Shumë herë imagjinata shkon përtej realitetit”, u shpreh fillimisht agjenti i Alegrit.

Jeni i shqetësuar për marrëdhënien mes Alegrit dhe Ibrahimoviç?

Lajme të tjera |  Tifozi me ‘fytyrën flamur’ bën parashikimin: Shqipëri-Serbi 3-1! Detajet kuqezi në veshjen e tij që tërheqin vëmendjen

“Nuk jam i shqetësuar. Nuk shoh që emri i Ibrahimoviç të shfaqet në një rol specifik në organikën e Milanit. Ibra është këshilltar për Redbird, por të gjithë te Milani e kanë kuptuar se ka nevojë për mirëkuptim, për diçka që ka munguar muajt e fundit.

Nuk jam aq i shqetësuar, shpresoj që klubi ta ketë bërë këtë zgjedhje duke ditur që, përveç ndryshimit të disa lojtarëve, duhet të ndryshojmë disa qasje ndaj lojtarëve dhe mjedisit”, tha më pas Brankini.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us