“I thashë Brojës të luante 1 kundër 1”, Gjimshiti: Çuna dhanë shpirtin në fushë

Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit.

“Barazimi është keqardhje duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose 3-0 sot. Jam shumë i lumtur për çunat në fushë dhe për ata në tribuna, kështu ke kënaqësi për të vazhduar gjithmonë përpara.

Të gjithë çunat kanë dhënë shpirtin në fushë. Është ekipi gjithmonë i pari, nëse ai ecën mirë do ecësh edhe individualisht. Sigurisht që edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, por duhet të respektosh taktikën që vendoset. Ne kemi lojtarë me cilësi në sulm, 1 kundër 1 ata ishin të rrezikshëm.

Lajme të tjera |  Një italian vendos drejtësi në “Air Albania”, para 10 vitesh ka gjykuar kuqezinjtë në “Qemal Stafa” (EMRI)

I thashë Brojës ta bënte shumë herë dhe ia doli kundër Pavlovicin. E kuptoj tensionin e kësaj ndeshjeje që kundërshtari të mos të kapë në kundërsulm”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us