I theu këmbën Musialës në dyluftim, reagon Donnarumma: Të gjitha lutjet e mia janë me ty

Paris Saint-Germain arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve. Skuadra parisiene mposhti Bayern Munich me rezultatin e pastër 2-0, ku episodi kryesor i takimit ishte dëmtimi horror i Musialës.

Ylli gjerman theu këmbën gjatë një beteje me portierin Gianluigi Donnarumma. Ky i fundit mbeti i shokuar edhe për vete pas ndërhyrjes që i bëri Musialës, duke reaguar në rrjetet e tij sociale.

“Të gjitha lutjet dhe urimet e mia janë me ty Jamal Musiala”, shkruan Donnarumma në rrjetet sociale. 22-vjeçari gjerman pritet të qëndrojë shumë gjatë jashtë fushave të lojës pasi nga ai dyluftim theu këmbën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Arsenali “blindon” skuadrën, “Topçinjtë” paguajnë 65 milionë euro për mesfushorin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us