Paris Saint-Germain arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve. Skuadra parisiene mposhti Bayern Munich me rezultatin e pastër 2-0, ku episodi kryesor i takimit ishte dëmtimi horror i Musialës.
Ylli gjerman theu këmbën gjatë një beteje me portierin Gianluigi Donnarumma. Ky i fundit mbeti i shokuar edhe për vete pas ndërhyrjes që i bëri Musialës, duke reaguar në rrjetet e tij sociale.
“Të gjitha lutjet dhe urimet e mia janë me ty Jamal Musiala”, shkruan Donnarumma në rrjetet sociale. 22-vjeçari gjerman pritet të qëndrojë shumë gjatë jashtë fushave të lojës pasi nga ai dyluftim theu këmbën.