Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar për mediat, ndërsa ka sqaruar mesazhin e tij duke u veshur si mjek.
Sula theksoi në fjalën e tij se protesta e tyre para Kuvendit është vetëm e vetëm për të drejtën e komisioneve hetimore, që mazhoranca ua ndalon.
“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit.
Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese”, tha ai.