I vihet zjarri bredhit në Kosovë, shfaqen mbishkrime: Mos festo, Viti i Ri nuk është i myslimanëve

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, në Kosovë.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e  zjarrëfikësve  ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ësht? njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat në Kosovë.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë shfaqur disa mbishkrime: “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarve.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim “Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”, tha Veseli.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us