I vunë zjarrin automjetit të policit, vihen në pranga dy të rinjtë (EMRAT)

Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë në Lezhë nga dy të rinjtë Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaçi.

Policia thotë se ata ia kanë djegur makinën policit për shkak të detyrës, por pa dhënë detaje për konfliktin që kanë patur.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.

Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Lajme të tjera |  E diela për plazh/ Moti sot me temperatura të larta, ja zonat më të nxehta

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us