“Ia thashë gjyqtarit çfarë kisha për t’i thënë”, Hansi Flick pas eliminimit: Ekipi? Jam i zhgënjyer, por jo me ta

Ëndrra e Barcelonës për tripletën u “shua” mbrëmjen e djeshme në Milano. Interi arriti të eliminojë katalanasit në kohën shtesë pas një rezultati të përgjithshëm 7-6. Në përfundimin e takimit, trajneri i Barcelonës Hansi Flick doli në konferencë për shtyp.

“Ky arbitrim nuk ishte i drejtë për ekipin tim, sepse ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Nuk dua të flas më shumë për gjyqtarin, i thashë atij atë që kisha për t’i thënë.

Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim. Ata dhanë gjithçka dhe jam krenar për ta. Jemi eliminuar, por vitin tjetër do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët e lumtur. Djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer.

Kishte një atmosferë fantastike në stadium, si dhe në shtëpinë tonë. Skuadra bëri gjithçka për t’i bërë tifozët krenarë. Le të ecim përpara, do të mësojmë nga e gjithë kjo”, u shpreh Flick.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Po bën xhiron e rrjetit, tifozët e Interit kthehen në stadium pas golit të shënuar nga Acerbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us