Iftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore në UNESCO

UNESCO, agjencia kulturore e OKB-së njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale. Aplikimi për traditën sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani pranë Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Iftari (i quajtur edhe Eftari ose Iftor) shtrohet nga myslimanët në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale”, tha UNESCO. Iftari, i cili pason ezanin e perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, shoqërohet me tubime, duke forcuar lidhjet familjare dhe komunitare dhe promovimin e bamirësisë, solidaritetit dhe shkëmbimit shoqëror.

Tradita e vjetër e komunitetit u njoh nga Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që është mbledhur në Botsvanë që nga e hëna. Në disa vende myslimane, është zakon të shënohet iftari, duke ngrënë një hurmë të shoqëruar me çaj. Recetat për pjatat dhe pastat, megjithatë, ndryshojnë shumë në varësi të vendit. Organizmi i OKB-së tha se praktika e iftarit zakonisht transmetohet brenda familjeve e fëmijëve dhe të rinjve shpesh u besohet përgatitja e përbërësve të vakteve tradicionale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us