Igli Tare nis nga puna, legjenda e Kombëtares i “shkel” syrin talentit të Kosovës

Igli Tare shumë shpejt pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te Milan. Një aventurë e re për shqiptarin, i cili ka nisur të bëjë edhe “lëvizjet” e para.

Kështu një nga të “piketuarit” e tij është Edon Zhegrova. Talenti i përfaqësueses së Kosovës është folur vazhdimisht për një interesim nga skuadra e Milan, por me zyrtarizimin e mundshëm të Tares te kuqezinjtë mund të realizohet ky operacion, i cili mund t’u kushtojë arkave të Milanit plot 20 milionë euro.

26 vjeçari ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2026 dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin  francezët. Aktualisht Zhegrova është i dëmtuar dhe po vazhdon rikuperimin.

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us