Igli Tare nis “vrullshëm” punën te Milan, gati akordi me ish-in e Juventus

Adrien Rabiot me shumë mundësi do të largohet nga Marseille këtë merkato verore. Mesfushori 30-vjeçar, është gati për një aventurë të re, teksa ofertat për të nuk mungojnë.

Milan, është futur seriozisht në garë për shërbimet e mesfushorit të Francës. Vetë drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare është pranë akordit me Rabiot, i cili është i hapur për një rikthim në Serie A.

Kujtojmë se më parë, 30-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën  e Creteil, Manchester City, Pau FC, PSG, Toulouse, Juventus dhe së fundmi Marseille. Ndërsa në sezonin e fundit, Rabiot ka shënuar 10 gola e asistuar në 6 të tjerë, në 31 ndeshje.

Lajme të tjera |  'FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar', Rudi Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s'është më i njëjti, 'u thith' nga gropa

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us