Prej kohësh, Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv. Një prej emrave më të përmendur nga mediat italiane gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë Igli Tare, i cili aktualisht është i papunë.
Zërat janë shtuar edhe më shumë pas mbrëmjes së djeshme, pasi ish-futbollisti i Shqipërisë ka qenë i pranishëm në “Olimpico”. “Jam këtu vetëm për të parë ndeshjen”, i është shprehur Tare gazetarëve italianë.
Megjithatë, shqiptari është një nga kandidatët më të mëdhenj për t’u bërë drejtori sportiv i Milanit. Më parë, Igli Tare ka qenë në rolin e drejtorit sportiv te Lazio për 15 vite.