Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët, teksa ka edhe opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Gjithashtu siç dihet do të marrë një pagë prej 800 mijë euro në vit.
Menjëherë pas firmës së ish-futbollistit të Kombëtares me Milan urimet për të janë të shumta. Një prej tyre ka ardhur edhe nga Partizani. “Të kuqtë” i kanë uruar shumë suksese ish-lojtarit të tyre, ndërsa shkruajnë se ndjehen shumë krenarë për të.
“Klubi i Futbollit Partizani uron Igli Taren për detyrën e rëndësishme që ka marë sot si Drejtor Sportiv i Milanit. Ish-futbollisti i Partizanit do të drejtojë një prej klubeve më të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe në gjjthë Evropën duke bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe veçanërisht tifozët e kuq të Partizanit, klubit nga akademia e të cilit ka dalë si futbollist dhe që ka veshur fanellën e ekipit te parë në vitet 1993-1994. Një arritje madhështore për një figurë të shquar të futbollit shqiptar. Suksese në këtë kapitull të ri – jemi krenarë për ty!
#sukseseiglitare #pmtp”, ka shkruar klubi kryeqytetas.