“Ik te rruga Salës, bëji të fala shefit”, Noka “përplaset” me Gjiknurin: Të rrafshoj ty dhe Ramën

Edhe gjatë ditës së sotme, mbledhja fizike e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk u mbajt dot. Kanë qenë deputetët e PD-së që janjë përplasur me Gardën. Ata më pas hynë në sallë, ku po mbahej mbledhja.

Deputetët demokratë nuk kanë lejuar bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin, që të merrte pjesë në mbledhje. Në këtë moment, mes Nokës dhe Gjiknurit kishte një debat të fortë. Gjiknuri tha se opozita nuk dëshiron që ta bëjë Kodin e Ri Zgjedhor. Ndërsa, opozita deklaroi se maxhoranca nuk emëron dot opozitën.

Flamur Noka: Opozita nuk emërohet, e zgjedhin shqiptarët.

Damian Gjiknuri: Ju nuk doni Reformë Zgjedhore. Çfarë doni ju, opozita pra është, do bëjmë reformën, lërini njerëzit të hyjnë aty.

Albana Vokshi: Kush jeni juve, që na lini përjashta, unë e kam patjetër mandatin, duhet të futem aty.

Damian Gjiknuri: I ke përfaqësuesit. Jemi të gjithë njësoj aty, dola në konferencë shtypi dhe thashë që jemi të gjithë të barabartë.

Lajme të tjera |  Dashnor Sula: Berisha duhet të largohet, nuk mbahet partia deri në Sharrë apo Tufinë...

Flamur Noka: Je hajdut. Je hajdut.

Damian Gjiknuri: Vjedhja më e madhe, tollonat e karburantit, po lëri këto. Kodi është fuqi, por ju nuk e kuptoni. Ju shërben edhe juve kjo.

Flamur Noka: Zotëri, opozitë të emëruar ti ta harrosh. Fol me kryetarin tënd. As ti, as Edi Rama, as Lindita Nikolla, nuk mohoni dot opozitën. Me opozitë të emëruar ti nuk vijon. Ke qenë në opozitë ti, ke pasur bashkëkryetarin. Unë jam në opozitë, ku e kam bashkëkryetarin.

Damian Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin, ju e keni sjellë. Mulo mos bërtit. E keni vendos me blloku prapë.

Flamur Noka: E ke vendos ti. Keni qejf mercenarët. A jam opozitë, pse nuk e respekton opozitën.

Damian Gjiknuri: I keni të gjithë njerëzit dhe të drejtat. I keni, keni Petrit Vasilin, Oerdin të gjithë i keni. Kjo është seancë dëgjimore.

Flamur Noka: Damiani 1 me Diamianin 2 janë bashkëkryetar. Bashkëkryetari është Oerd Bylykbashi, ka vullnetin e opozitës.

Lajme të tjera |  Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Flamur Noka: Lekë jepni, kulla jepuni, doni mercenarë.

Damian Gjiknuri: Nuk doni Kod Zgjedhor.

Flamur Noka: Opozitë nuk doni, se emrin opozitës ia kanë dhënë shqiptarët.

Damian Gjiknuri: Ik atje te rruga, bëji të fala atij.

Flamur Noka: Në rrugë do të rrafshoj ty dhe Edi Ramën.

Flamur Noka: Ka opozitë reale. Opozita të respektohet e të mos emërohet, se ndryshe pushteti do gërryhet.

Damian Gjiknuri: Flamuj që bëjnë zhurmë nuk i shikoj fare. Nuk emëroni dot opozitë, shqiptarët do ju gërryejnë.

Reforma Zgjedhore sërish ka mbetur në udhëkryq. Edhe sot nuk ka pasur një mbledhje të Komisonit për Zgjedhoren. Opozita ka bërë të pamundur zhvillimin e kësaj mbledhjeje, ndërsa pas kaosit, që zgjati për disa minuta, u vendos që Komisioni të mos mblidhet as online, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us