Ikona e Interit e sheh Asllanin larg zikaltërve: I luajti shanset e tij dhe ka bërë të lindin dyshime

Një nga ikonat e Interit dhe futbollit italian, Fulvio Kolovati, mendon se së shpejti zikaltrit do të afrojnë një tjetër mesfushor si zëvendësin e Hakan Çalhanollu.

Ish-futbollisti i njohur i viteve ’70-’80 ka argumentuar se shanset e Asllanit kanë mbaruar dhe se Inzagi po jep prova se nuk ka më shumë besim te ai

“Duhet të jemi objektivë dhe të shohim realitetin. Kam përshtypjen që ai i ka luajtur shanset që kishte te Interi.

Ai u ble me shpresën që ta kishin si zëvendësues të Çalhanollu, por në këtë moment turku është një nga regjisorët e organizatorët më të mirë në Europë, për të mos thënë më i miri. Dhe nuk është e lehtë ta zëvendësosh.

Lajme të tjera |  Kërkohen nga ekipe të huaja, Elbasani në “dilemë” për 2 titullarë

Ndonëj dyshim është ngritur rreth Asllanit, shpesh vendoset në qendër Mkhitarjan apo Barela për të aktivizuar Fratezin apo Zielinskin.

Djaloshi ka humbur besimin dhe mendoj që në të ardhmen e Interi, mund të ketë një mesfushor të ri si alternativë për Çalhanollu”, tha Kolovati duke folur në një emision televiziv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us