Ikonat në Lazarat/ Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar…

Në Lazarat, fshatin me histori të trazuar përgjatë dy dekadave të kaluara ekziston një kënd arti, një punishte e rrallë ikonash bizantine.

Mjeshtri i ikonave Drini Dife rrëfen me krenari sot rrugëtimin e tij të pazakontë “Punova rreth katër vjet në Janinë në gdhendjen e drurit, është goxha rrugë e gjatë, ka interes në fakt për ikonat e stilit bizantin”.

E ndërsa porositë deri tani vinin nga Greqia së fundmi ai ka vendosur ta kthejë punishten e tij në një vend ku secili mund të jetojë një eksperiencë individuale e të mësojë të gdhendë e të hedhë ngjyra për të realizuar një suvenir të krijuar vetë.

“Në artin bizantin në fakt ofrohen mundësira estetike ndryshe nga piktura me ngjyra vaji apo me akuarel”.

Mjeshtri i ikonave tregon se ka gjithnjë e më shumë njerëz që besojnë tek e ardhmja në vendlindje dhe të tjerë që kanë nevojë të inspirohen nga shembujt e të mbështeten profesionalisht.

“Kemi djem dhe vajza të mira shumë që punojnë, kemi disa bujtina të cilat po i mbështesin fuqimisht dhe unë me mundësitë e mia, ku atje janë punësuar familjarë për të ardhmen e turizmit sezonal, qoftë pak më tutje. Banorët e fshatit, të rinjtë e të rejat, gjyshërit tanë, prindërit tanë janë njerëz të mrekullueshëm.” – shprehet ai.

Lazaratit i është dashur një kohë e gjatë për t’i thyer tabutë e për të larguar stigmën. Drini do të vazhdojë të jetojë në Lazarat dhe të krijojë.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Vullneti i tij mund të ishte dhe pikënise për restaurimin e qindra ikonave dhe afreskeve brenda kishave mesjetare në të gjithë jugun. A.K./TemA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us