Kreu i PD, Sali Berisha shpreh keqardhje që Ilir Alimehmeti nuk do jetë në parlament, por shtoi në fund se nëse ai dëshiron mund të kandidojë në garën për kryebashkiak të Tiranës.
I pyetur nëse PD do të mbështesë kandidatura të tjera në krye të bashkisë, si Agron Shehaj, Berisha tha se do të mbështeten kandidaturat e koalicionit jo jashtë tij.
“PD mbështet kandidaturat e koalicionit të vet në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Do të kemi kandidaturat tona”, tha Berisha.
I pyetur nëse PD do t’i japë deputetë të huazuar partive të vogla si “Mundësia”, Berisha refuzoi duke thënë se kreu i kësaj force politike nuk ka qenë për rotacion.