Ilir Beqaj sërish në SPAK: Të më kthejnë laptopin! Kurtulajn e kam njohje të vjetër

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur pasditën e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme Ku ndër Korrupsionit dhe Krimit të Orgaizuar (SPAK) ku është pyetur sërish në lidhje me dosjen e Sterilizimit. Pas daljes nga SPAK, në një komunikim me mediat ai kërkoi që të rikthehet laptopi si dhe të njihet me raportin e plotë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ku sipas tij është hartua dhe akuza ndaj tij. Po ashtu ai u shpreh se ai dhe familja e tij nuk kanë më asnjë lidhje me lokalin “Gzona”, ku dhe priteshin faturat fiktive. Ndër të tjera u ndal dhe tek miqësia e hershme me Ermal Kurtulajn dhe bashkëpunimi me të.

Ilir Beqaj: Kam kërkuar që të nesërmen që të paktën laptopin që kam të gjitha materialet e sterilizmit të ma japin sa më shpejt që të vazhdoj komunikimin me SPAK. Ka katër javë që kemi kërkuar gjithë raportin e KLSH.

Pyetje: Cila është marrëdhënie juaj me personat që përmendën në SPAK. E njihni Kurtulajn?

Ilir Beqaj: Atëherë e para Ermal Kurtalja e njoh para 15 vitesh e kam njohje të hershme. Kam punuar me të jo në SASPAK, por në një project që lidhej me SASPAK. Lokali “Gzona” më duket pyetje e pavënd, që nga shkurti 2020 s’ka asnjë lidhje me familjen time. Bashkëshortja ime ka marrë mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra.

Ilir Beqaj zyrtarisht po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Por, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Kodi Penal e përcakton qartë se Neni 248, Shpërdorimi i detyrës: Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Por deri më tani, Beqaj nuk ka shkelur asnjë ditë në qeli…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us