Dinamo u mposht ndaj Laçit ditën e djeshme, me kurbinasit që fituan në shtëpinë e tyre me shifrat 1-0. Një disfatë e cila ka lënë shije te “hidhur” te Ilir Daja.
Kjo pasi ekipi i tij nuk po arrin të marrë rezultat në javët e fundit. Saktësisht në 4 javët e fundit kanë mundur të marrin vetëm 1 pikë dhe kjo u aka vështirësuar punën për të tentuar edhe vendin e parë në klasifikim.
Por sikur të mos mjaftonte humbja ndaj kurbinasve, Ilir Daja për duelin e fundit në Superiore ka humbur edhe shërbimet e një prej titullarëve kryesorë të skuadrës. Bëhet fjalë për Bakary Goudiaby, i cili nuk do të mund të kontribuojë në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Kjo pasi mesfushori ndaj Laçit u ndëshkua me 2 kartonë të verdhe dhe në minutën e 67-të la fushën e lojës me karton të kuq. Në këtë mënyrë në përballjen me Tiranën që do të luhet më 27 prill nuk do të mund të luajë.