Ilir Meta flet me gazetaren nga telefoni i burgut: Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie

Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë më studion e lajmeve në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma. Ai foli për zgjatjen e hetimeve nga SPAK duke u shprehur se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

“Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie. Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë. Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.

Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua. Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.

Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prapë hetimet.

Për ça zgjaten? Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit. Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet” – tha Meta.

Lajme të tjera |  Balliu: PD, parti e humbësve serialë dhe pleqve dështakë. Berisha të dorëhiqet, të respektojë statutin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us