Ilir Meta jashtë Parlamentit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar votat preferenciale në Tiranë, që vazhdojnë të numërohen, teksa përmendi Ilir Metën, presidentin e Partisë së Lirisë. Meta kandidoi në listë të hapur, por nuk siguron votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Berisha tha se Ilir Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu. Sipas Berishës, ai po mbahet në burg padrejtësisht që prej tetorit të vitit të kaluar.

Sali Berisha: Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem. Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është.

Lajme të tjera |  Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us