Ilir Meta: Krenar që si Kryeministër realizova superstradën Lezhë-Shkodër, kjo qeverisje e urren Veriun e vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndihet krenar që në kohën që ishte Kryeministër realizoi një nga veprat infrastuktore, si rruga Lezhë-Shkodër.

Ish-Presidenti i vendit, nëpërmjet postimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo qeverisje e urren Veriun e vendit, por situata do të ndryshojë pas 11 majit.

Postimi:

“Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër.

Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.

Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.

Lajme të tjera |  Berisha nga Pogradeci: Në 100 ditët e para, çmimi i naftës do jetë 40% më i lirë. Programi i PD bazohet në kthimin e parave te qytetari

Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.

Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us