Ilir Vrenozi i përgjigjet Ramës: Nuk jam Basha, unë s’shitem, ta di që do ha tërhana e fasule gjithë jetën

Një përplasje në distancë ka filluar mes simpatizantit demokrat Ilir Vrenozi dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjithçka nisi pasi Vrenozi përmes një videoje në rrjete sociale tha se është ftuar për një kafe nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit pak pas deklaratës së demokratit, dha versionin e tij në rubrikën ‘Sy më sy’. Kreu i qeverisë tha se Vrenozi i ka thënë se edhe pse ka bindje të djathta, ai është një njeri i lirë dhe derën e shtëpisë nuk ja mbyll dot kryeministrit. Rama ka thënë se do ti shkojë në shtëpi me 5 trëndafila pas 11 majit, ndërsa e ka ftuar edhe në podcast pas zgjedhjeve për të bërë një analizë për to.

Sot Vrenozi ka replikuar edhe një herë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në facebook Vrenozi i kërkon Ramës të ndalë telenovelën pasi ai nuk është Lul Basha dhe nuk gënjehet as nuk tradhton.

REAGIMI:

Per te gjithe ata qe me thone , pse e refuzove kafen me Ramen, pse e humb mundesine te futesh femijet ne punera te mira e te tjera e te tjera… ju them qe kjo qe po ben Rama keto dy dite , eshte ti mbyll gojen një opozitari me te qeshme me te ngjeshme, e ta perdore ne fushate, qe une kundeshtaret i ble si dele , ja dhe “opozitarin ” me te famshem ja u morra, gje qe nuk do ndodhe kurre….. Vrenozi nuk genjehet kurre me nje “karamele imagjinare ” mua s”më ben burre e te pasur paraja ,sinqerisht po, sidomos paraja e Rilindasve! Degjoni ketu, o Miqte e mi, ka gjera qe nuk shiten kurre ne jetë, dhe nje nder to eshte karakteri e burreria. Ti o i gjate, ke blere ministra deputete kryetare Bashkie, opozitare deri dhe drejtorin e FBI-se, dhe mendove qe Vrenozin e varfer do e kesh thjeshte nje karamele , e do ta rrezoje me nje ftese kafeje, une mund te jem me i varferi nga te gjithe keta qe ke peshkuar ti, por Paraja o i gjate smund ti blej dot te gjithë, sidomos mua qe e kam shpirtin dhe ndergjegjen e paster dhe ky karakter me ka mbajtur deri tani, Ke vite qe ble njerez Opozitare e jo vetem, se nuk kane burreri ata shesin dhe gruan dhe motren per para se kane problem, mua nuk me ble dot , une nuk e shes Nderin, Familjen Atdheun kurre per Para ! Ta di qe do ha terhana e fasule gjithe jeten, por ama do jem i paster ne shpirt e zemer , une nuk di te tradhtoj , jam Unikal ne kete fushë, une kam 28 vjet martuar nuk e kam tradhetuar kurre gruan time, asnjehere te vetme, i kam ndenjur besnik parimeve te mija, Zoti me vrafte ne genjej, per shpirt te nenes, kurse ti se ke problem se i ke ndare nja 4 a pese gra, une nuk di cfare eshte tradhetia se kam perdorur kurre ne asnje fushe te jetes kurre … prandaj STOP kesaj telenovele qe kerkon te fillosh me mua, ka dy dite qe kur me morre ne telefon qe nuk ndihem rehat, me ler ne hallet e mija, me ler ne “varferine” time te lumtur… me ler ai Vrenozi qe jam, me ler o burre, mbylle ketu telenovelen qe do te fillosh me mua, nuk jam Lul Basha apo ndonje tjeter, une jam vertet njeri i paster ne shpirt e jam dinjitoz, dhe kam fituar zemrat e mijra demokrateve per kete qe jam, keshtu qe per shpirt te halleve me ler te qete siç kam qene para dy ditesh para se te me telefonoje…. une jam Ilir Vrenozi ai qe ha terhana e fasule para kameras pa komplekse, me ler te jem ky qe jam… stop telenoveles me mua , sepse the die sapo ka filluar… jo jo STOP STOP STOP une kam qene e do jem kundeshtari tend politik, ska shanse te behemi ne te dy miq, mos tento më , STOP.

Lajme të tjera |  Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us