Iliria, Luzi dhe Sopoti “luftë” në distancë për titullin e grupit A, njihuni me 5 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Kategoria e Dytë do të luajë 5 ndeshjet e fundit të këtij sezonit ditën e sotme. 10 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 22-të të kampionatit.

Takime këto që do të vendosin për ekipin kampion të grupi A dhe skuadrën që ngjitet në Kategorinë e Parë. Gjithashtu pas 90-të minutave do të mësohet ekipi që shkon në “Play-Off’ dhe që bie një kategori më poshtë.

Iliria kryeson me 1 pikë më shumë se Luzi do të sfidojë Adriatikun në transfertë, ndërsa luzitanët nga krahu tjetër do të përballen me me Naftëtarin po në transfertë. Sopoti që i ndjek nga pas shpreson te një hap fals i tyre për të tentuar edhe vendin e parë, teksa do të sfidohet me Basanian po në transfertë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ "Rrufe në qiell të hapur", klubi shqiptar mbetet pa trajner në prag të Kupave të Evropës

Ndërkohë takimet e tjera janë të vlefshme për llogaritë e grupit B dhe mes tyre sfidohen Turbina – Delvina dhe Këlcyra – Devolli.

NDESHJET:

Grupi A:

BASANIA – SOPOTI

NAFTËTARI – LUZI

ADRIATIKU – ILIRIA

Grupi B:

TURBINA – DELVINA

KËLCYRA – DEVOLLI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us