‘Inate të vjetra’ me Shqipërinë, Çekia publikon listën e lojtarëve: Mungon ylli kryesor

Çekia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit ku do të përballet me Shqipërinë dhe Ukrainën. Trajneri Tomasz Hubshman ka përzgjedhur 24 futbollistë tek të cilët besohet arritja e objektivave.

Vihet re sërish mungesa e yllit Patrick Schick i cili është lënë jashtë për arsye sigurie pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi. Ka edhe risi në listë me 2 portierë të rinj që thirren për herë të parë në kombëtare. Por, jo vetëm kaq pasi pas 7 vitesh rikthehet sulmuesi Jan Kliment i Mlada Boleslav.

Çekia do të luajë sfidën e parë ndaj Shqipërisë në shtëpi, më 11 tetor në orën 20:45 ku do të kërkojë hakmarrje pas disfatës gjatë kualifikueseve të Europianit dhe më pas do të sfidojë Ukrainën 3 ditë më vonë në Poloni.

Lajme të tjera |  Flamurtari në administrim të Sinan Idrizit pa afat, “plas” debati në Bashkinë e Vlorës mes Sokol Kushtës dhe Ermal Dredhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us