Inceneratori i Tiranës/ Zbardhen DËSHMITË e Kokës dhe Bllakos! Ish-ministri: Jam viktimë e Saliut

Zbardhen dëshmitë e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist Alqi Bllako në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në seancën me dyer të mbyllura, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se është i pafajshëm, duke e cilësuar veten si “viktimë të Saliut”, referuar kryedemokratit Sali Berisha.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Koka “thumbuar” Partinë e Lirisë, pjesë e së cilës ka qenë dikur duke e cilësuar si “partiçka e vogël”. Koka ka pasur dhe ndjesë drejtuar stafit të tij. Sipas tij pavarësisht se bënë aq sa munden janë sot para drejtësisë për shkakun e tij.

Lefter Koka: Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë).

Para togave të zeza këtë të hënë ka dalë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-zëvendësi i Kokës Alqi Bllako. Ai ka deklaruar se makinërinë e  birrës e ka blerë vetë në Çeki dhe disponon fatura dhe se nuk ka përfituar asgjë nga Klodian Zoto.

Lajme të tjera |  "Ngjaj me Donald Trump"/ Berisha: Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha

Alqi Bllako: E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto. Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us