Incidenti gjatë homazheve për “21 janarin”, Berisha: Stop terrorit të narkobanditëve ndaj të riut

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarët e 4 viktimave të “21 janarit” po mbanin homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një i ri bëri thirrjet kundër qeverisë dhe Ramës:Vetë i çuat atje, vetë i vratë. Ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

Në reagimin e tij, Berisha shkruan se i riu, Daniel Katana cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës thirrjet e tij për viktimat.

POSTIMI I BERISHËS:

Stop terrorit ndaj të riut.

Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë! #sb

Lajme të tjera |  Aksident në Unazën e Madhe, makina përmbyset në mes të rrugës (Foto)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us