Indrit Tuci: Ishte ndeshje e vështirë, në 20 minutat e para nuk ishim mirë

Sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, foli pas barazimit pa gola ndaj Çekisë.

Tuci deklaroi se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe fizike. Sipas tij, Shqipëria ndryshoi pas 20 minutave të para.“Ishte një ndeshje e vështirë. Shumë duele dhe lojë fizike. Ishin të gjithë nga dy metra. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë, por folëm që të ishim më të mbyllur dhe në pjesën e dytë ishim ndryshe. Çekët të markojnë një nga një.

Është e vështirë për të gjetur hapësira. Kur kombinuam disa herë, dolëm mirë dhe duhet ta kishim bërë më shpesh. Sot hasa vështirësi te topat e gjatë. Njëri bënte bllok, tjetri kërcente dhe duhet të luftoja me dy lojtarë”, deklaroi Tuci.

Lajme të tjera |  “I thashë Brojës të luante 1 kundër 1”, Gjimshiti: Çuna dhanë shpirtin në fushë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us