“Injorant, je i pari që do e hash nga kolegët e tu”- Vokshi nuk përmbahet, hyn në sallë dhe i fik mikrofonin Ndrecës

Ka nisur me përplasje edhe sot Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.

Nga kjo u revoltua kryetarja e opozitës, Albana Vokshi e cila shpërthen ndaj Ndrecës dhe i fiku mikrofonin.

REPLIKAT: 

Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.

Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.

Albana Vokshi: Injorant. Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.

Lajme të tjera |  Do udhëtoni në SHBA me qëllim për të lindur fëmijë? Ambasada amerikane në Tiranë bën paralajmërimin e fortë

Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.

Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët…

Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne

Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash nga kolegët e tu!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us