Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar këtë të mërkurë se në qarqet Shkodër dhe Kukës ditën e nesërme pritet të ketë përmbytje, prandaj dhe duhen marrë masa. Përmes një reagimi bëhet me dije se mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
NJOFTIMI:
Nesër (e enjte, dt.18) do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër (e enjte, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 18 °C, në vendet e ulëta: 11 / 17 °C, në vendet malore: 7 / 14 °C. Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.