Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku po zhvillohen punimet e Konferencës së Sigurisë. Gjatë konferencës në fjalën e tij Rama deklaroi se shpreson që Shqipëria të jetë e shkëputur nga Maqedonia e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu Rama u shpreh se herën e fundit, Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
“Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë. Duke qenë se i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare, mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pastaj zierja e këtij uji me këtë mase kafeje, është fakti që situata në Maqedoninë e Veriut, është rezultat i Bashkimit Evropian, që nuk është në gjendje të japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Evropian, si një levë kundër fqinjëve. Pasojat ndihen vetë në këto vende. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin”, theksoi ai.
Teksa u pyet nëse e sheh Greqinë si pengesë për integrimin në BE, Rama deklaroi se Shqipëria e do Greqinë dhe nuk ka konflikt mes tyre.
“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata djekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani,”-tha Rama.