Inter-Barcelona magjepsi botën, mediat ndërkombëtare e shpallin “epike”: Më e madhja në historinë e Champions-it!

“Faleminderit Inter, faleminderit Barcelona”. Ky është titulli i BBC, që përmbledh në mënyrë të përkryer emocionet e përjetuara në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, që përfundoi 4-3 për Interin dhe që do të mbahet mend gjatë.

Ish-sulmuesi dhe tani analisti Alan Shearer e cilësoi këtë sfidë si një “ndeshje epike”, ndërsa vetë BBC hapi një sondazh për lexuesit: “A është kjo gjysmëfinalja më e bukur në historinë e Champions League?”

Edhe Telegraph nuk ka asnjë dyshim: “Këto janë gjashtë arsyet pse Inter-Barcelona është ndeshja më e madhe në historinë e Champions-it”.
A Bola, me një dozë humori dhe poetike, shkruan: “Nëse futbolli do të kishte ekzistuar në shekullin XVI, kjo ndeshje do të ishte një pikturë e Leonardo da Vinçit”.
Për Le Figaro, ishte një përballje “legjendare”, ndërsa The Guardian dhe L’Équipe e quajnë një “ndeshje epike”. Në Argjentinë, Olé feston heroin Lautaro Martínez dhe përdor të njëjtin epitet.

Lajme të tjera |  Merr fund “telenovela” Florian Wirtz, ylli 22-vjeçar do të qëndrojë në Gjermani

Në Spanjë, ku emocionet ishin të përziera, El Mundo Deportivo flet për një “lamtumirë epike” të Barcelonës, ndërsa Marca thekson dramën e minutës së 93-të me titullin: “Na mungoi vetëm një minutë”, mbi një foto të Lamine Yamal të shtrirë në fushë i shteruar nga forcat pas barazimit të Acerbit që çoi ndeshjen në shtesë.

Madje edhe mediat amerikane u përfshinë nga ethet e kësaj ndeshjeje që vjen në prag të Botërorit të Klubeve dhe Kupës së Botës në SHBA: CNN e quajti një ndeshje me “dramë të pastër dhe momente magjike”, ndërsa The Athletic foli për një “ndeshje sensacionale”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us