Dështimi në Champions do kohë që të “kapërdihet”, me të ardhmen e trajnerit Inzaghi te Interi që është në dyshim.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të martën është në program takimi vendimtar mes palëve, teksa theksohet se gjasat janë të mëdha për një lamtumirë të mundshme.
Në Viale della Liberazione po bëjnë të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe situata në shtëpinë zikaltër, nuk është aspak e mirë.
Ndërkohë, Al-Hilal vazhdon të bëjë presion ndaj trajnerit të ekipit italian dhe vetë Interi nuk po qëndron duarkryq. Ausilio dhe Marotta tashmë kanë filluar të eksplorojnë emrat e mundshëm për stolin. Alternativa janë De Zerbi dhe Fabregas.