Fabio Capello ka folur së fundmi për paraqitjet e Interit. Për “La Gazzetta Dello Sport” ka theksduar se zikaltërtit në këtë sezon kanë lëshuar ndjeshëm në Serie A, pasi forcat e tyre janë përqendruar në Champions League.
Pacarësisht fitores në javën e fundit në Serie A, sërish skuadra e Simone Inzaghit mbetet 3 pikë larg Napolit, teksa kanë mbetur deri në fund edhe 3 ndeshje. ish-timonieri i Milan dhe Juventusit shprehet se Interi gjatë rrugës ka lëshuar shumë, pasi siç dihet në fillim të sezonin ishte protagonistë kryesorë.
Ndër të tjera bën të ditur se sipas tij, Interi është skuadra më e fortë në Itali, por tashmë Napoli ka fituar një lloja avantazhi ndaj tyre në renditje. Ndërkohë sa i takon ndeshjes së kthimit me Barçës, Capello thekson se cilësia e katalanasve është e frikshme dhe rikthimi i Robert Leëandoëskit i aka vështirësuar akoma më shumë punën italianëve.
“Para së gjithash, mendoj se u mungoi përulësia, ose ndoshta u përqendruan shumë tek Champions League.
Interi është ekipi më i fortë në Itali dhe kishte një avantazh prej tre pikësh një moment. Pastaj, Inzaghi bëri shumë rotacione, dhe lojtarët treguan më pak dëshirë. Disa kundërshtarë u nënvlerësuan. Duhet thënë se ka më shumë presion sot krahasuar me kohën time, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbulim medial dhe rrjetet sociale. Është më e vështirë për një futbollist të ketë energji mendore.
Koncepti i pushimit nuk ekzistonte. Lojtarët më të mirë gjithmonë dilnin në fushë, përveçse nëse kishin një problem fizik. Por kjo nuk është arsyeja pse Milani im kishte më shumë energji; unë kisha kampionë me mentalitetin e duhur. Lojtarët ishin të përulur pavarësisht të gjitha fitoreve. Ata nuk ishin kurrë të kënaqur dhe e trajtonin çdo ndeshje si një finale.
Është 50-50. Cilësia e madhe e Blaugranas më frikëson, dhe mundësia e rikthimit të Leëandoëskit do të bënte ndryshimin”, ka përfunduar Capello.