Interi “fluturon” në krye të renditjes, zikaltrit ndëshkojnë ekipin e Sherrit

Duke marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Cagliarit, skuadra e Interit ka marrë kryesimin në Serie A duke parakaluar Atalantën, por me pikë të barabarta në renditje.

Zikaltrit arritën të realizonin tre herë ndaj Scuffet, që është në konkurrencë me Alen Sherrin për vendin e titullarit te Cagliari. Bastoni me një goditje me kokë kaloi në avantazh Interin.

Më pas ishte Lautaro që dyfishoi shifrat duke u rikthyer te goli në kampionat pas 6 ndeshjesh. Ndërsa vulën takimit ia vendosi Calhanoglu që realizoi nga pika e bardhë, specialiteti i turkut. Interi merr vendin e parë në renditje, ndërsa Cagliari mbetet e 18-ta në zonën e ftohtë.

Përsa i përket Kristjan Asllanit, djaloshi i kombëtares shqiptare u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 80-të nga Inzaghi, duke i zënë vendin Mkhitaryan.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në "Air Albania", e përqafon Laçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us