Ekipit të Simone Inzaghit i mjaftoi një gol i Kristjan Asllanit në pjesën e parë përmes një penallti për ti dhënë 3 pikët e rëndësishme në garën për titullin kampion Interit.
Zikaltërit kishin 2 ndeshje në Serie A që nuk fitonin dhe ky triumf i qetëson disi gjërat. Tashmë diferenca me Napolin kryesues është 3 pikë, ndërsa në lojë janë edhe 3 “finale” të tjera, që do vendosin se kush ekip do shpallet kampion.
Pas ndeshjes Kristjan Asllani u vlerësua me notën më të lartë në këtë ballafaqim. Jo vetëm goli, por edhe repertori i mesfushorit të Kombëtares sonë me hapjen e lojës dhe zhvillimin e inkursioneve të shpejta u diktua në lojë. Torino, Lazio dhe Como rezultojnë 3 “betejat” e Interit në kampionatin italianë.