Interi ia hedh paq përballë Monzës, zikaltrit vijojnë kryesimin e Serie A

Spektakël në “San Siro” ku Interi ka mposhtur Monzën me përmbysje me shifrat 3-2 në javën e 28-të të Serie A. Zikaltrit kryesojnë kampionatin italian me 61 pikë të grumbulluara.

Interi arriti të kalojë në avantazh me Lautaron, por një prekje me dorë anuloi golin e argjentinasit. Me një superxhiro, Monza më pas arriti të realizojë dy gola në “San Siro” me Birindellin dhe Keita Balden.

Interi reagoi në fudin e pjesës së parë me Marko Arnautovic, i cili ngushtoi diferencat. Në pjesën e dytë, ishte Hakan Calhangolu që vendosi ekuilibrat në Milano. Ndërsa golin e fitores për Interin e shënoi kapiteni, Lautaro Martinez.

Goli i përmbysjes

Lajme të tjera |  KONFIRMOHET nga eksperti i merkatos, Real Madrid rikthen ish-trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us