Edhe pse humbi në ndeshjen e fundit 3-1 kundër Borussia Dortmund në Champions League, Barcelona mbetet favoritja kryesore për të fituar kompeticionin më elitar në rang klubesh.
Rivali i ardhshëm për të besuarit e Hansi Flick është Interi. Zikalterit mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 4-3 Bayern Munichen. Nëse i referohemi precedentëve mes Barçës dhe Interit, bilanci është i qartë në favor të katalanasve, 8 fitore, 5 barazim dhe 3 humbje në kuadrin e 16 ndeshjeve.
Golavarazhi rezulton 27:15 në favor të spanojllëve. Treguesit e mësipërm vërtetojnë se ekipin i Inzaghit i pret një “muri” i madh për t’u kapërcyer drejt finales.