Interi nuk njeh limite, vendos rekord absolut në futbollin italian

Sido që të shkojnë gjërat, sezoni 2024/2025 i Interit do të jetë një sezon rekordesh. Po, sepse me 62 ndeshjet totale që zikaltërit do të luajnë këtë vit sportiv, do të thyhet një rekord që ka qëndruar për më shumë se njëzet vjet: ai i numrit më të madh të ndeshjeve të luajtura nga një ekip italian në një sezon.

Rekordi i mëparshëm, i cili i përkiste Milanit në edicionin 2002/03, i cili luajti 61 ndeshje, është thyer. Megjithatë, ky numërim i veçantë merr parasysh edhe tre ndeshjet e grupeve të Kupës së Botës për Klube gjatë verës.

Interi mund të luajë ende 63 ndeshje këtë sezon, duke pasur parasysh se mundësia që Scudetto të jepet nëpërmjet një ndeshjeje “play-off” mbetet e hapur, në rast se Interi dhe Napoli përfundojnë të barabartë në renditjen përfundimtare të Serie A. Megjithatë, deri më sot, dy ekipet janë të ndara nga 3 pikë.

Lajme të tjera |  Drejtonte Shqipërinë para disa vitesh, Edy Reja “skanon” dulin Lazio-Juventus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us