Interi tronditet përpara sfidës me Barcelonën, titullari i zikaltërve lë fushën i dëmtuar

Lajm i keq për Interin në prag të supersfidën me Barcelonën në gjysmëfinale të Champions League. Një prej mbrojtësve të ziklatërve ka pësuar një dëmtim ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Benjamin Pavard që ka lënë fushën e lojës ditëm e sotme ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Siç u pa në pamjet e drejtpërdrejta të takimit, mbrojtësi francez pësoi një ndryshje në kyçin e majtë të këmbës.

Pavard nuk mundi më të vazhdonte lojën dhe u zëvendësua nga Bisseck në minutën e 15-të të takimit. Tashmë ekipi zikalër është në ankth duke mos ditur sesa do të mungojë francezi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Napoli “fluturon” në krye, ekipi i Rrahmanit marshon drejt titullit në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us