Interpol lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç, organizoi sulmin terrorist në Banjskë

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç nuk do të mundet të dalë nga Serbia, kjo sepse Interpol ka lëshuar një urdhërarresti për të.

Ish-nënkryetarin e Listës Serbe i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku, është marrë në pyetje për ngjarjen nga autoritetet serbe dhe është lënë i lirë, ndërkohë që kërkohet gjithashtu dhe nga autoritetet kosovare.

Radoiçiç është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ndërkaq, sot është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiçit.

Radoiçiç ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator, teksa dyshohet se mbeti i lënduar lehtë.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us