Investimet e huaja, 1,1 miliardë euro deri në shtator, kryesojnë blerjet e apartamenteve

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë deri në shtator kapi shifrën e 1.1 miliardëve eurove, 104 milionë më tepër se një vit më parë.

“Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se pjesa më e madhe parave u investuan nga të huajt në harkun e muajve korrik-shtator, 104 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë shifra është zgjeruar me gati 63 milionë euro apo 15.5 për qind.

Lajme të tjera |  E mori si sfidë personale: Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit

Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja në 3-mujorin e tretë të vitit pikërisht pasuritë  patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin e hidrokarbureve, energjia dhe ndërmjetësimi financiar.

“Janë sektor ku përgjithësish nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe niveli i lartë i korrupsionit ishin dy ndër shqetësimet kryesore të investitorëve të huaj në anketën e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. (Mario Brakaj)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us