Inxhinieri denoncon teknikën mashtruese që po përdorin ndërtuesit ndaj qytetarëve

Inxhinieri Azmer Duleviç ka denoncuar një metodë të re që përdorin ndërtuesit për të mashtruar blerësit e tyre.

Ai solli shembullin e një qytetari nga Vlora, i cili 6 vite më parë kishte blerë një apartament, kur ndërtimi ishte ende në fillimet e tij. Sot pas 6 vjetësh ai pallat nuk ka mbaruar ende.

I gjendur në këtë situatë qytetari ka kërkuar shpjegime nga ndërtuesi, i cili nga ana e tij, i ka “dhënë zgjidhjen perfekte (mashtruese)”.

Fillimisht ndërtuesi i ka sugjeruar që t’i drejtohet gjykatës nëse ka pakënaqësi. Gjithashtu ai është shprehur është i gatshëm t’i kthejë paratë që i ka dhënë dhe ti marrë apartamentin. Sipas inxhinierit këtu qëndron e gjithë kleçka. Në kohën kur qytetari ka blerë pronën, çmimi i asaj prone ishte 700 euro për metër katror. Ndërsa sot në Vlorë çmimi i atij apartamenti është 1500 euro për metër katror.

“Kjo është një metodë që këta zotërinjtë përdorin që t’ju lodhin juve, është mekanizëm, mos bini pre e këtyre presioneve, por ndiqni çdo rrugë të mundshme ligjore ose prisni sepse një ditë ai ndërtim do të mbarojë”, bën apel inxhinieri.

Lajme të tjera |  Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us