Inzaghi nuk mban dot nervat dhe ndëshkohet me karton, tekniku i Interit mungon në ndeshjen e radhës

Nervozizmi i tepërt në një ndeshje futbolli sjell dhe pasoja. Kjo i ka ndodhur dhe trajnerit të Interit, Simone Inzaghi në ndeshjen e luajtur sot ndaj Bolognës që u mbyll në barazim me shifrat 2-2.

Tekniku italian nuk i ka mbajtur nervat e tij dhe në minutën e 74-t është ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor.

Si pasojë e këtij kartoni sot, Inzaghi nuk do të jetë në krye të Interit për ndeshjen e radhës ndaj Empolit. Të hënën tjetër zikaltrit presin ish-ekipin e Asllanit në Milano.

Lajme të tjera |  Allegri kërkon sulmues, Igli Tare e gjen në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us